Shkoi te bankomati për të tërhequr ca të holla, atë që i shohin sytë s’ka për ta harruar kurrë!

888
0

Dje shkova te ATM-ja e bankës time për të tërhequr ca të holla. Kur vendosa kartën, pashë se dikush kishte harruar një sasi të konsiderueshme parash në makinë.

Ishin 500 dollarë…

I mora paratë dhe ia dorëzova menaxherit brenda bankës. Menaxheri më pyeti: – “Çfarë prisni që unë të bëj me to?”

I thashë atij që të zblonte se kush ishte në ATM para meje, që të mund t’i kthente ato në llogarinë e atij personi. E lashë bankën, e kënaqur që kisha bërë gjithçka që kisha mundur.

Sot më erdhi një telefonatë nga menaxheri i bankës. Ai e kishte gjetur zotëruesen e parave dhe kishte një surprizë për mua…

Ishte 92-vjeçarja Edith, e cila kishte tërhequr paratë për të paguar qiranë e saj. Por, pasi ajo mori kartën e saj, harroi të merrte paratë nga ATM-ja.

Ajo paguante 480$ qira dhe kështu për të më falenderuar, ajo donte që unë t’i mbaja të tjerat. Arrita të kuptoja se ato 20$ ishin gjithçka i mbetej për pjesën tjetër të muajit për të jetuar. Kështu që unë nuk mund të pranoja që t’i merrja ato.

Nuk munda t’i ndaloja mendimet për Edith-in dhe gjendjen e saj. Sa e varfër duhet të jetë, por sa bujare në të njëjtën kohë!

Vendosa t’i telefonoja drejtuesit të bankës sërish. I thashë atij të transferonte 200$ nga llogaria ime te ajo e Edith. Një tjetër punonjës i bankës e dëgjoi kërkesën time dhe vendosi të ndërhyjë me një tjetër 100$.

Pak kohë më vonë mora një tjetër telefonatë nga banka. Gjithë stafi kishin mbledhur një tjetër 300 dollarësh për Edith-in.

Nuk mund ta besoja! Sa e mrekullueshme!

Një akt i ndershëm, i frymëzuar nga një akt i pabesueshëm bujarie i një gruaje të moshuar dhe ajo bujari u përhap nga zemra në zemër.

Nuk ka rëndësi çfarë shumash japim, të mëdha ose të vogla, bujaria e vërtetë gjithmonë kthehet pozitive në jetën tonë.

Jep me gjithë shpirt, duaj me gjithë zemër dhe jeta jote do të jetë plot lumturi. Një hap i vogël, një akt i vogël do të krijojë një valë rrethore. Nuk e shihni gjithmonë efektin e saj në mes të pellgut, por efekti po ndodh në heshtje… aty.

Hidhni pak Dashuri, disa të Qeshura e një pikë Mirësi në ujë dhe shikoni se çfarë ndodh…