Pas një nate të gjatë e plotë emocione, edicioni i 20-të i “Kënga Magjike” u kurorëzua me fitoren e bindshme të Flori Mumajesit me këngën “Plas”.
Duket se të gjithë konkurentët i kanë dhënë një zëri fitoren Florit, pasi rrëmbeu pikët maksimale për fitoren e këtij spektakli.
“Dedikuar dashurisë e muzikës me ju përkrah, përfshirja juaj në këtë këngë më ka bërë jetën të lumtur si në endërr.
Nëse nesër nuk merrem me muzike, pa marrë parasysh çmimin e parë, nuk më mbetet peng asgjë, se e kam shijuar aq shumë…”- tha Flori pasi mori çmimin e madh.
Pas Florit u rënditën në vendin e dytë Aurela Gaçe dhe Eli Fara, ndërsa vendi i tretë shkoi për Fifin dhe Mc Kreshën.