“Nuk ka dialog”, studentët nesër sërish në protestë (Axhenda)

526
0

Studentët do të vazdojnë sërish ditën e nesërme protestën e tyre për plotësimin e të gjitha kërkesave drejtuar Ministrisë së Arsimit.

Ata sot nuk i janë përgjgjur thirrjes së ministres për dialog, por kanë kërkuar plotësimin e menjëhershëm të kërkesave të tyre.

Ndërkohë është publikuar dhe axhenda që do të ndiqet ditën e nesërme. Ata do të grumbullohen sërish para Ministrisë së Arsimit.

“Ministrja paska katër ditë që nuk paska kuptuar thelbin e problemit. Ne i kemi vënë ultimatum që të pranojë kërkesat tona, dhe jo të ketë dialog, duhet urgjentisht të pranohen kërkesat. Ne e presim atë të dalë dhe të na thotë që kërkesat janë pranuar, të dalë jashtë, ajo vazhdon e tallet”, u shpreh njëri nga studentët.

Nesër do të jetë dita e pestë e protestës së studentëve, ata kanë thënë se kërkesat e tyre janë të panegociueshme dhe nuk tërhiqen pa u plotësuar, ndarsa vazhdimisht bëjnë thirrje që protesta të jetë jo politike. (B.H/Faxweb)