Ka nisur edhe sot protesta studentore, të cilat janë grumbulluar para Korpusit të Politkenikut dhe po marshojnë përmes zonës së ish-Bllokut.
Sot protesta duket më masive, pasi u janë bashkuar pedagogë të shumtë, qytetarë dhe prindër.
E ndërkohë që kalojnë mes Tiranës, studentët kanë përsëritur thirrjen:
Bashkohuni me ne, mos rri në kafene!”
Kjo thirrje ka bërë që të zgjohet ndjeshmëria qytetare, teksa gjëtë rrugës u janë bashkuar edhe qytetarë të rastit.
Studentët po kërkojnë përgjysmim të tarifave dhe ulje të tyre deri në arsim falas, por gjithashtu edhe kërkesa të tjera për përmirësimin e kushteve studimore dhe atyre të banimit.
Epo, ju e dini çfarë duhet të bëni sot nëse jeni në Tiranë…