Taulant Muka i cili para pak kohësh ishte zv/ministër i Arsimit ku u vendos me urdhër të Ramës, kishte lënë Shqipërinë para disa ditësh.
Por, ai i ka surprizuar të gjithë kur është shfaqur në protestën e studentëve para ministrisë së Arsimit ku u shpreh se ka lënë punën vetëm që të jetë fizikisht aty.
A theksoi se e gjithë diaspora intelektuale shqiptare është me studentët, ndërkohë që u propozoi protestuesve të kërkojnë edhe rishikimin e titujve akademikë.
“Jeni e ardhmja e Shqipërisë. Kur u shikoja dje u emocionave shumë, e lashë punën atje për t’ju bashkuar juve. Jo politikë. Arritja më e madhe që Shqipëria ka bërë në këto tre vite, jeni ju, forca më e madhe e Shqipërisë, forca më e madhe kombit tonë. Dua t’ju përshëndes dhe dëshiroj të shtoni një kërkesë. Në auditorët tuaj ka kriminelë, ka pedagogë që nuk kanë diploma, duhet të kërkoni komision për rishikim të titujve akademikë sepse vetëm këshu mund të siguroni të ardhmen ju. Diaspora jashtë është me ju”, theksoi Muka.
Protestës së sotme u janë bashkuar me dhjetëra pedagogë të universiteteve të Tiranës, shumë prindër dhe qytetarë.