Skip to content

Për t’u marrë shembull, studentët pastrojnë rrugën pas protestës

    Ditën e djeshme është mbyllur protesta para Ministrisë së Arsimit.

    Kjo pas vendimit të ministrisë për të anuluar VKM-në mbi tarifën për provimet e mbartura.

    Studentët vazhdojnë sërish protestën, teksa është plotësuar vetëm njëra nga 4 kërkesat e tyre.

    Por me mbylljen e protestës, studentët kanë bërë një veprim për t’u marrë shembull.

    Ata kanë pastruar rrugën nga sendet e hedhura gjatë protestës.

    Gjatë një interviste për News 24, një protestuese lidhur me këtë tha:

    Ne jemi shembullorë, ata mund të thonë se jemi katranjozë. Nuk ka mundësi 5 mijë studentë të jenë katranjozë. Protestën e bëjmë paqësisht.”