“Ajo s’më le ta shoh djalin”, sherr në publik mes Majk dhe Majlindës: Ti nuk ke paguar asgjë për fëmijën, bërë dhe padi për…

1268
0

Reperi Majk i dha fund lidhjes me partneren e tij, Majlinda Zeka, në kohën kur ajo ishte shtatzënë. Pavarësisht se çifti u pa shpesh bashkë gjatë asaj periudhe apo edhe më vonë kur Roan erdhi në jetë, secili vazhdoi jetën të ndarë. Majk pranoi atësinë e djalit të tij me Majlindën, ndërsa kur e viziton nuk ngurron që të publikojë foto me të, pasi është Majlinda ajo që kujdeset për Roanin e vogël.

Para disa muajsh ajo është pyetur në instagram nëse Majk kujdeset financiarisht për të birin dhe përgjigja e saj ishte “JO”.

Reperi i njohur Majk ka publikuar pak më parë disa foto dhe video nga takimet me fëmijë me aftësi të kufizuara dhe ndërkohë që shumë fansa e përgëzuan ka pasur edhe nga ata që sjellja e reperit nuk ju është dukur e vërtetë.

Një prej komentuesve i thotë që së pari duhet të dojë djalin e tij dhe më pas fëmijët e tjerë. Si rrallëherë Majk ka vendosur të kthejë përgjigje dhe nuk ka qenë aspak siç e prisnim. “Djalin tim nuk ma le me e pa nëna e vet vetëm sepse jemi ndarë dhe nuk mundet ta pranojë se ndarja është proces jetësor dhe diçka që u bë. Zoti është i madh, vonon pak, por nuk harron. Ti nuk mundesh ta dish kurrë çfarë kam në zemër e sa më do zemra me e pa, e sa dua me e pas afër. Po është hera e parë dhe e fundit që unë i jap llogari njerëzve si ti”,-ka shkruar reperi i revoltuar.

Pas postimit që ka marrë vëmendje shumë të madhe nuk ka munguar as kundërpërgjigja e ish-të dashurës së reperit Majlinda Zeka e cila ka kundërshtuar fort fjalët e babit të djalit të saj duke u shprehur se të gjitha janë mashtrime. “Të gjitha shpenzimet për djalin i paguan familja ime. Ai nuk kujdeset fare për të. A e meriton ti ta shohësh? Dhe mos të flas më shumë të tregojë çfarë padie ke bërë, me këtë që the mund ta publikoj. Turp”,-shkruan ndër të tjera Majlinda.