Skip to content

Më i bardhë se dëbora, dreri i rrallë shfaqet në Norvegji

    Fotot e një dreri të vogël rene, janë bërë virale në rrjetet sociale.

    Ndryshe nga lloji i tij, dreri i vogël është krejtësisht i bardhë.

    Fotografi norvegjez Mads Nordsvee e vuri re kafshën e rrallë gjatë një shëtitje në veri të Norvegjisë.

    Imazhet e tij janë publikuar që të hënën, teksa konsiderohen shumë të rralla.

    Pamja e tyre e pazakontë vjen për shkak të një ndryshimi gjenetik në pigmentin e leshit të tyre, por nuk është albinizëm.