Skip to content

Historia e Luka Modricit: Nga bari i dhive në fitues të Topit të Artë

    Luka Mdriç pak minuta më parë ka fituar Topin e Artë për vitin 2018

    Luka Modric, mesfushori i Real Madridit dhe i Kombëtares së Kroacisë mposhti në garën për Topin e Artë lojtarët si Cristiano Ronaldo, Antoine Griezmann, Leo Messi e Kylian Mbappe, transmeton GazetaMetro.

    Ylli kroat kishte një fëmijëri të vështirë, por sot ai bëri ëndrrën e tij realitet duke e fituar Topin e Artë.

    Modriç e ka kurorëzuar ëndrrën e tij në moshën 33-vjeçare. Ai është nga ata që i ka arritur të gjitha me djersë dhe ka mbërritur nga zero në njëqind.

    Në fillim ka qenë udhëheqës i një tufe dhish kur ishte ende fëmijë, pastaj udhëheqës i një topi, dhe në fund udhëheqës i kombëtares së tij të futbollit.
    Një histori e denjtë për një film. Pavle Balenoviç është përsoni që i ka kushtuar një dokumentar gjithë këtij rrugëtimi. “BBC” ka bërë publik një ekstrakt që përshkron nëpërmjet imazheve dhe rrëfimeve gjithë historinë e Luka Modriç.

    Dy realitete krejt të ndryshme, kur ai ishte fëmijë dhe kur veshi fanellën e Realit të Madridit. Imazhet që numri 10 nuk dëshiron t’i kujtojë janë ato të kohës së luftës me serbët, kur famija e tij u detyrua të jetonte në hotel.

    Ai e kujton veten gjithmonë me top në këmbë, pavarësisht se gjyshi i tij humbi jetën nga kjo luftë. Trajneri i tij i tij i parë ka qenë Tomislav Basiç. Kur ky i fundit ndërroi jetë në 2014, Modriç e kishte prekur ëndrrën dhe luante për Real Madridin, por nuk nguroi të merrte leje dhe të përcillte për në banesën e fundit njeriun që i dedikohej ai sukses. Muaj më parë djaloshi nga Zadari i Kroacisë mori çmimin ‘The Best’ nga FIFA, duke bërë të derdhë lot edhe bashkëkombasi i tij Zvonimir Boban.

    Ndërsa, sot ai përmbushi ëndrrën e tij fëmijërore duke fituar Topin e Artë.
    “E vështrië ta përshkruaj këtë moment,” ka thënë fillimisht Modric pasi fitoi Topin e Artë.

    “Falenderoj të gjithë ata që më kanë ndihmuar, shokët e skuadrës te Real Madridi si dhe trajnerët me të cilët kam punuar, githashtu duhet të falenderoj edhe shokët e skuadrës kombëtare, gruan time dhe fëmijët e mi për mbështetjen që ma kanë dhënë.

    “Topi i Artë ishte më shumë se ëndërr për mua dhe viti 2018 është viti i ëndrrave për mua,”.