Një fëmijë 7 vjeç ka humbur në Durrës që prej ditës së shtunë (1 dhjetor 2018) dhe nuk është kthyer më në shtëpi.
Ai quhet Frenkli Vokli, 7 vjeç, banues në Durrës, lagjja 13-të.
Redaksia JOQ Albania kontaktoi me familjarët e Frenklit dhe të shqetësuar ata shprehen se nuk kanë asnjë ide ky i vogli i tyre mund të jetë.
Për JOQ Albania thanë:
Flenkli ka qenë duke luajtur me shokët në lagje dhe nuk është kthyer në darkë në shtëpi.
Të veshur kishte një triko jeshile, xhinse dhe atlete sportive. Frenkli Vokli është i datëlindjes 10 qershor 2011.”
Familjarët e Frenklit shprehen se e kanë bërë denoncimin e humbjes së tij në polici, por që sipas tyre rasti është neglizhuar dhe deri tani nuk ka asnjë pistë për zhdukjen e 7-vjeçarit.
Apeli i tyre është që nëse dikush e shikon ose e ka parë këto ditë të njoftojë në numrin 0688808035!
Shpresojmë që Frenkli të jetë mirë dhe të gjendet sa më shpejt, mos ngurroni të lajmëroni familjarët e tij nëse keni informacion ose e shihni 7-vjeçarin diku.