Presidenti i 41-të i SHBA-ve, George Herbert Walker Bush humbi jetën pak ditë më parë.
Ende vazhdojnë nderimet për të, teksa pritet që ditën e mërkurë të përcillet në banesën e fundit.
Ajo që ka tërhequr vëmendjen e mediave botërore është qeni i tij, i cili është fotografuar para arkivolit të ish-presidentit Bush.
Kjo foto është hedhur në “Twitter” nga zëdhënësi i Bushit, Jim McGrath, me mbishkrimin:
Misioni u krye!”
Labradori dyvjeçar i ishte dhënë në fillim të vitit Bushit të vjetër, për ta ndihmuar, pavarësisht se ai përdorte një karrocë me rrota.
Qeni i trajnuar mund t’i përgjigjej një numri komandash, përfshirë të hapte dyert dhe të merrte telefonin kur ai binte.
Tani, ai do të punojë si qen shërbimi dhe do të ndihmojë ushtarët e plagosur në luftë.