Kush është qytetarja që ia prishi ditën Ramës që në mëngjes

1704
0

Ashtu si çdo behar edhe ditën e sotme kryeministri Rama ka vijuar me ritualin e tij të rubrikës së mëngjesit me anë të së cilës propagandon dhe justifikon disi karrigen e kryeministrit që e mban prej 5 vitesh.

Pjesë më interesante në faqen e kryeministri në Facebook nuk janë postimet e tij shpeshherë delirante, por komentet e qytetarëve poshtë tyre. Komentuesit tek faqja e kryeministrit mund të ndahen në tre kategori: militantët e rilindjes, militantët nga opozita dhe qytetarët “gri” që ecin vetëm me parimin e fakteve dhe të vërtetës.

Komentet në videon e sotme të mëngjesit kanë qenë nga ato që vlejnë të veçohen, pasi një qytetare ka guxuar t’i kthehet arrogancës së kryeministrit Rama.

Gjithçka nis me komentin e një qytetari, Ermal Pirrës, që shkruan:
Lëri pamjet dhe rrugët por shiko të bësh ndonjë gjë për pagat…po të ikën rinia po boshatiset Shqipëria!”

Replika e Ramës për qytetarin Ermal Pirra:
Mos ia qaj hallin Shqipërisë se ka kush ia qan, mundohu të lexosh e mësosh sa më shumë që kur të flasësh të të peshojë fjala, hë xhan.”

E pas kësaj përgjigjeje, qytetarja me emrin Marinela Stefanllari ka bërë atë që me gjasë shumë shqiptarë nuk do gurronin ta bënin.

Në përgjigjen e saj, Marinela i jep një leksion të mirë kryeministrit Rama, teksa i vë në dukej arrogancën e papërshtatshme për një kryeministër dhe i kujton që nuk po bën asgjë më shumë se sa detyrën e tij.

Marinela Stefanllari shkruan:
Edi Rama po e përjashton Ermalin nga vatha e shqiptarëve të angazhuar me problematikat e vendit, po i heq edhe të drejtën e fjalës? Si i thua: “mos ia qaj hallin Shqipërisë, se ka kush ia qan”?
Ç’kurajë andarte është kjo që shfaq se na çudite shoku kryetar.
Nuk mund t’ia qajë hallet këtij vendi, më shumë se Ermali, një Kalimtar. Juve vini dhe ikni, pa kërkoni sërish të ktheheni, Ermali mbetet atje, shqiptar mbi dhé, që ju mban juve mbi shpinë dhe në zverk. Si guxon dhe i thua: “peshoje fjalën”? Kë fjalë të peshojë? Kë?
Kujt i drejtohesh ti me urdhra, në vend të jesh drejtqëndrim përpara popullit. Kush ta peshojë fjalën, Ermali që e jeton çdo ditë realitetin, apo ti që me realitetin jeni dy të kithëta?
Mos i jep urdhra popullit, o politikan pa xhan. Drejtqëndrim përpara popullit tënd, shërbëtor i përkulur, gëk-mëk mos bëj kur flet populli, dëgjoje dhe hesht, pastaj mendo dhe vepro, vetëm puno! Mos i kthe më fjalën popullit, kurrë më!
Premtoi që sot popullit që do rrish urtë, do e dëgjosh dhe do punosh.
Se të bën hatanë populli, “hë xhan” (këtë po e përdor për element dekorativ, po ta huazoj në kthim).
Punë të mbarë!
Dhe këtë rrugën që paska bërë qeveria shqiptare, mos na e reklamo, aman derman, sepse nuk ka bërë gjë tjetër veçse detyrën. E kuptove?
Një rrugë, dy korsi me kët dhe “nikoqirllëk”, e ngushtë për merak, si për sevap. Mos reklamo detyrime, mendohu të lexosh popullin, që kur të kalosh ndonjë status, të të peshojë, “hë xhan”.”