Merakliu nga Kosova sfidon Australinë e Kanadanë

741
0

Demi australian që pushtoi lajmet para pak ditësh dhe u kurorëzua si më gjiganti, tani ka një konkurrent që kërkon ta rrëzojë nga froni.

Demi i quajtur Nikers, në Australi, binte në sy mbi kopenë pasi ishte gati 194 centimetra i gjatë. I zoti australian thoshte që as thertoret nuk ia merrnin, pasi nuk e përpunonin dot në makineri për shkak të përmasave.

Por një çift fermerësh nga Manitoba, Kanada, thonë që Nikersi nuk është aq i gjatë sa Dozeri, demi i tyre që duket se është plot 198 centimetra.

Por vazhda e të mahniturit me kafshët gjigante ka përfshirë në lajmet botërore dhe një fermer nga Kosova, i cili krenohet me Merakliun, gjelin e tij që është aq i madh sa kur e vizitojnë në shtëpi miqtë nuk e besojnë, thonë: ‘Është ndonjë fëmijë i maskuar si gjel’.

ImageImageImageImageImageImageImageImage