23-vjeçarja i kërkon burrë Aldos në emision, por “i del nga hundët” pas asaj që i bën. “Turp..”

1809
0

Një vajzë e re 23-vjeçare i ka kërkuar sot Aldos në emisionin e mëngjesit në “Klan”, që t’i gjejë një person për t’u njohur.

Aldo e ka pyetur për moshën, dhe kur ajo ka thënë se është vetëm 23 vjeçe ai ka refuzuar që ajo të bëhet pjesë e njohjeve në këtë emision.

“Ti në këtë moshë dhe kërkon burrë? Është turp, je vajzë e re prit, gjeje vetë”, i ka thënë ai.

Vajza i ka treguar se ka qenë për 4 vite e lidhur por i dashuri i saj iku në Londër dhe nuk pranoi që ta merrte me vete.

“Epo prit, se kam një parandjenjë që ai do të të marrë në telefon, dhe do të bashkoheni prapë”, i ka thënë Aldo ndërsa me ironi e humor i ika thënë që t’i bëjë të fala kur ta telefonojë.