“Kënaqu me atë që ke dhe lëri gjërat ashtu siç janë. Kur të kuptosh që s’të mungon asgjë, gjithë bota do të përkasë”

1366
0

“Nëse s’mund të fluturosh, vrapo, nëse s’mund të vraposh, ec, nëse nuk ecën, kacavjerru, por si do që të jetë, vazhdo të ecësh përpara!” – Martin Luther King

“Graviteti nuk është përgjegjës që njerëzit bien në dashuri. Si mundet ta shpjegosh në terma kimikë dhe fizikë një fenomen kaq të rëndësishëm sa dashuria e parë? Vendose dorën mbi furrë për një moment dhe të duket si një orë. Ulu me një vajzë speciale për një orë dhe të duket si një minutë. Ky është relativiteti”. – Albert Einstein

“Jeto sikur do vdesësh nesër, mëso sikur të duhet të jetosh gjithmonë”. – Mahatma Gandhi

“Mos iu nënshtro shumë ndjenjave. Një zemër tepër e ndjeshme është një pasuri e palumtur në këtë tokë të lëkundur”. – Johan Volfgang Goethe

“Në tri fjalë unë mund të përmbledh gjithçka që kam mësuar për jetën: Ajo thjesht vazhdon…”. – Robert Frost

“E nesërmja nuk është e sigurt për askënd, i ri apo i vjetër. Sonte mund të jetë e fundit herë që i shikon njerëzit që do. Prandaj mos prit, bëje sot sepse e nesërmja nuk vjen kurrë”. – Gabriel Garcia Marquez

“Nuk ka asnjë dyshim se jeta na është dhënë, jo për ta gëzuar, por për ta tejkaluar, për ta kapërcyer”. – Artur Shopenhauer