Hoqi dore nga ministria, fëlliqi Ramën, tani Taulant Muka merr nismën duke i bërë thirrje rinisë shqiptare..

989
0

Taulant Muka ka hequr dorë nga posti i zv.ministrit të Arsimit por jo nga reagimet e tij dhe të qenit aktiv përmes propozimeve në rrjetet sociale.

Kështu, Muka, këtë herë ka ndërmarrë një nismë përmes së cilës fton të rinjtë të djegin teserat e partisë.

“Ndajeni me miqtë tuaj!

Rinia Shqiptare, dhe çdo Prind, pavarësisht ngjyrës, duhet ti jap mësim politikës shqiptare duke filluar një fushatë të grisjes/djegies publike të teserave të partisë. E ardhmja e rinisë shqiptare dhe e ardhmja e vendit është arsimi! Jeta nuk ndërtohet në parti, por në institucionet e dijes! Ti mund ti japësh politikës dhe shoqërisë vetëm kur të kesh marrë arsimimin e duhur! Zgjohu rini!!” shkruan Muka në statusin e tij.