Skip to content

Recetë që do tju bëjë të lëpini gishtat/ Shëndetlie e zonjës Violeta

    Receta e shëndetlies sipas zonjës Violeta. Kërkon më pak se 15 minuta kohë për t’u përgatitur dhe rreth 45 minuta kohë për t’u pjekur.

    PËRBËRËSIT PËR TAVË ME DIAMETËR 26 CM:
    Si masë përdorim një gotë që merr 200 ml ujë
    • 3 vezë të vogla ose 2 të mëdha • 1 gotë sheqer jo plot (2-3 gisht poshtë buzës së gotës)• 100 g gjalpë i tretur, i vakët• 3 lugë të mëdha mjaltë• 300 g arra të qëruara në thërrime (të peshuara pa lëvozhgë)• 1 bustinë sodë për ëmbëlsira (16 g)• 1 bustinë vanilje• 1 majë thike kripë• 3 gota miell• 1 e verdhë veze për ta lyer sipër
    PËR SHERBETIN:
    • 800 g sheqer • 600 ml ujë
    PËRGATITJA:
    Ndezim paraprakisht furrën në temperaturën 180° C.
    1.Në një tas, me rrahësen e vezëve me dorë përziejmë vezët me sheqerin për 2 minuta, shtojmë gjalpin, mjaltin, kripën, miellin, vaniljen, sodën me sitë, arrat dhe e punojmë brumin me lugë druri. Hedhim brumin në tavën e lyer me pak gjalpë dhe e nivelojmë me duar të lagura ose me kurrizin e një luge të lagur. E lyejmë sipër me të verdhën e vezës, të rrahur më parë me pirun.
    2.E pjekim në furrë për 40-45 minuta ose derisa kur të bëjmë provën me kruajtëse dhëmbësh, ajo të dalë e pastër. Kur të ketë marrë ngjyrë në sipërfaqe, e mbulojmë me letër alumini, pasi koha e pjekjes është e gjatë dhe mund të digjet.
    3.Sherbeti: në një tenxhere ziejmë sheqerin me ujin duke i përzier vazhdimisht derisa të marrin valë. E heqim nga zjarri dhe e lëmë të ftohet. E hedhim sherbetin të ftohtë mbi ëmbëlsirën e ngrohtë, pasi këtë të fundit ta kemi prerë në copa katrore ose sipas dëshirës.