Skip to content

Ky është seriali turk më i kushtueshëm që do të nisë së shpejti, ku protagonist është ‘Ezeli’

    Seriali më i kushtueshëm i të gjitha kohërave, i cili pasqyron jetën dhe triumfin e Sulltan Mehmetit, i pari sulltan që pushtoi “zemrën e botës”, Kostandinopojën (Stambolli i sotëm), nis transmetimin premierë në Tv Klan,me aktorin me të paguar turk, Kenan Imirzalioglu (nga seriali Ezel) dhe një kast të shkëlqyer, pjesë e të cilit janë Çetin Tekindor (I Infiltruari), Gurkan Uygun, Sedef Avci (Ezel), Leyla Tanlar (Fate te Kryqezuara), etj.

    Image

    Sulltani i Perandorisë Osmane Mehmeti II, jetoi në vitet 1432-1481.

    Pas vdekjes së babait të tij Sulltan Murat, Mehmeti ngjitet në fron në moshën 19-vjeçare në vitin 1451.

    Ai gjithmonë kishte ëndërruar të pushtonte Kostandinopojën, por ky pushtim kishte dështuar dhjetëra herë më parë nga paraardhësit e tij.

    Askush më parë nuk kishte mundur ta pushtonte atë.

    Ai realizon ëndrrën e tij dhe vulos emrin e tij në histori.

    Pas asaj date, ai njihet ndryshe si Mehmet “pushtuesi” dhe si themelues i një perandorie të madhe me kryeqendër Kostandinopojën.