Denoncimi: Protestuesja shtatzënë humb fëmijën ne protestë…

503
0

Një grua shtatzënë ka humbur fëmijën pas përleshjeve dje me policinë në protestën para Parlamentit, të banorëve që preken nga projekti i Unazës së Re, e që janë njoftuar të lënë banesat e tyre. Mes kaosit, e dhuunës së djeshme, gruaja në muajin e 5-të të shtatzënise ka humbur foshnjen në bark.

Denoncimin e ka bërë sot deputetja e PD-se, Albana Vokshi, e cila me një postim në faqen e saj në Facebook, shkruan se nëna që e pësoi kaq keq nga dhuna e policise quhet Erjona Dozhani.

Postimi i Vokshit

Ndërsa e gjithë bota prej 25 shtatorit është aktivizuar kundër dhunës ndaj grave dhe vajzave, policia e shtetit në Shqipëri dhunon nënën shtatzënë.

Erjona Dozhani humbi fëmijën në muajin e 5-të, pas dhunimit nga policia, të cilët i arrestuan një ditë më parë edhe bashkëshortin, gjatë protestës para Parlamentit, për mbrojtjen e shtëpive, “të kryqëzuara” për shembje, për llogari të një vjedhje kryeministrore, miliona euro!