Gjatë protestës para Parlamentit të banorëve të ‘Astirit’, një punonjëse policie mbeti e dëmtuar. Banorët tentuan të çajnë kordonin për të hyrë në Parlament si dhe hodhën shashka.
Por, në tentativë për të larguar një shashkë, mbeti e plagosur Ina Muka, 24 vjeçe, efektive e forcave “Shqiponja”. Në fillim u raportua se policja në fjalë kishte humbur katër gishta, por në fotot e publikuara së funmdi gjendja është pak më e lehtë.