Majat e gishtave kanë një rol të rëndësshëm në shëndetin tonë. Përmes ngjyrës së majave të tyre në jemi në gjendje të mësojmë në lidhje me qarkullimin e gjakut, shkruan Living.
Për të mësuar më shumë rreth këtij detaji mjafto të keni një gotë me ujë shymë të ftohtë, dhe në të për 30 sekonda zhytni majat e gishtave. Pas 30 sekondave do të keni shenjën e qartë a jeni të shëndetshëm apo keni problem shëndetësor.
Nëse majat e gishtave bëhen të bardhë apo të kaltër, atëherë keni problem me qarkullimin e gjakut. Ndryshimi i konsiderueshëm i temperaturës (apo stresi) mund të shkaktojë ngërçe të enëve të gjakut, të cilat dërgojnë gjak deri te gishtat, hunda apo veshët.
Si rezultat i kësaj, këto pjesë të trupit nuk furnizohen mjaftueshëm me gjak dhe mund të mpihen.
Probleme me qarkullimin e gjakut mund të shkaktojë koagulimi i gjakut, i cili mund të jetë shumë i rrezikshëm, sepse, nëse zbërthehet, mund të arrijë deri te zemra apo mushkëritë dhe shkaktojë potencialisht vdekje, obezitet apo diabet./Living/