Një turist i “humbur”, i cili u gjet duke u endur rreth Edinburgut dhe pretendoi se nuk kishte kujtesë se kush ishte dhe nga vinte, ka pranuar se ka falsifikuar amnezinë për të shmangur vjehrrën e tij “bezdisëse”.
Salvatore Mannino, 52 vjeç, u gjet në St. Giles Cathedral të Edinburgut nga policia.
Ai dukej i hutuar dhe sikur vuante nga humbja e kujtesës.
Zhdukja e tij e papritur, ngriti dyshime, ndërsa zyrtarët italianë të policisë zbuluan kërkimet në kompjuterin e tij, gjë që u tregoi atyre se kishte kërkuar për tema “si të zhdukesh” apo “si të humbasësh kujtesën në mënyrë të rreme”.
Dje, babai i katër fëmijëve u detyrua të pranonte gënjeshtrën para policinë britanike:
E bëra për të ikur nga vjehrra ime e bezdisur. Unë kurrë nuk e kam humbur kujtesën. Doja t’i tregoja familjes time që isha i rëndësishëm për ta. Doja të rimerrja pozicionin tim si bashkëshort dhe baba, ndërkohë që e ndjeja se vjehrra ime e kishte marrë këtë nga unë”.
Mannino kishte ikur nga Piza dhe kishte udhëtuar për në Skoci në mes të shtatorit.
Para se të dilte nga shtëpia, ai la një çantë me 10.500 euro dhe një fletë letre me një sekuencë numerike, një kod i cili u deshifrua nga djali i tij më i madh, 18 vjeçar.
Pas largimit dhe para se të shkonte në Skoci, doli që ai kishte shkuar në qytetin toskan të Pratit për të punuar në një supermarket.