Skip to content

Kushëriri zbulon të fshehtën e Kacifas: Nuk është hero! (FOTO LAJM)

    Ngjarja e fundit ku Kostandinos Kaçifas huqëllua pas mosbinjdes së tij ndaj RENEA-s ka sjellur reagime të forta nga shteti grek.

    Por ndryshe nga disa të tjerë mendon një kushëri i afërt i Kacifas.

    Në profilin e Facebook, Aleko Kacifa, teksa ka postuar një foto me shenjën e zisë, i përgjigjet “ndryshe” dikujt që e ka ngushëlluar për humbjen e kushëririt.

    “Ngushëllime Leko. Hero i vërtetë”, i shkruan një zonjë me emrin Maria Kuremeno.

    Nga ana e tij Aleko Kacifa i përgjigjet komentit…

    “Për ty, jo për mua. Unë thjesht nuk munda ta shpëtoj këtu e dy vjet më parë kur të tjerët e duartrokisnin. E di vetë ti”, shkruan kushëriri i Kostandinos Kacifas.

    Nga kjo kuptojmë se 35 vjeçari nuk bëri veprime nga një krizë e momentit apo ndonjë provikimi të ardhur nga policia siç pretendojnë shumë grek, por kishte vite që përgatitej për sulme të tilla.

    Madje kushëriri i tij kishte tentuar ta largonte prej tyre, por nuk kishte mundur.

    Në përgjigjen e tij ai i bën me dije zonjës se edhe ajo vetë e di se për çfarë bëhet fjalë, duke refuzuar ta quajë “hero të vërtetë” kushëririn e tij, ndërsa i kërkon zonjës të ketë kujdes për fëmijët e saj.