5 shqiptarë u arratisën nga burgu i Trikalas në verën e vitit 2013 në Greqi duke ngritur në këmbë të gjithë policinë lokale.
Pas arratisjes, disa prej tyre u nisën për të hyrë në kufirin shqiptar ku edhe u ndoqën prej forcave speciale helene.
Ata u pikasën në Konsika të Atiloakarnanisë ku edhe u rrethuan. Në grupin e shqiptarëvë të arratisur nga burgu që u rrethuan nga policia greke ishin edhe Edison Lika dhe Marian Kola.
Në këtë moment policia greke u bën thirrje që të dorëzohen, por sipas autoriteteve lokale, shqiptarët nuk janë dorëzuar por kanë qëlluar.
Zjarrit u përgjigjen edhe policët duke lënë të pajetë Kolën dhe Likën.
Pas ngjarjes Policia tha në operacionin e quajtur “Lufta partizane” morën pjesë katër skuadra të forcave speciale EKAM, një skuadër e forcave OPKE dhe forca speciale të ushtrisë.
Ndryshe nga sa pretendojnë qarqet nacionaliste greke sot me vr asjen e terroristit që sulmoi policinë, në atë kohë askush prej autoriteteve shqiptare nuk vuri në dyshim versionin grek të ngjarjes