Skip to content

Momenti kur e ëma e Kaçifës merr vesh për të birin

    Një tjetër video e momentit kur e ëma e Kostandin Kaçifës merr vesh lajmin e hidhur të vrasjes së të birit të saj nga forcat RENEA është publikuar ditën e sotme nga mediat greke.

    Në pamjet e publikuara, Vasilia Kaçifa shihet të qajë mes të afërmve të saj, teksa i komunikojnë lajmin e rëndë.

    Të ëmën e njofton për vrasjen e djalit, Vasil Kaliva, i cili i thotë se i kërkuan të dorëzohej, por Kaçifa është përgjigjur se nuk dorëzohej se ishte grek dhe prandaj e vranë.

    Kaliva shprehet:

    Policia i kërkoi të dorëzohej. Ai iu tha nuk dorëzohem se jam grek. Ata e vranë”.