Një grua e pa identifikuar përfundoi në një spital privat me dhimbje të forta të stomakut.
Vajza nga qyteti Denizli në Turqi kishte ditë që humbiste peshë vazhdimisht.
Mjeku Dündar Güngör, që ekzaminoi pacienten, zbuloi një masë të madhe në stomakun e saj.
Pacienti u diagnostikua me sindromën “Rapunzel”, shkruan CNN turk.
Me rreth 20 centimetra e gjatë dhe 13 centimetra e gjerë, rreth 600 gram masë flokësh u hoqën nga stomaku i gruas.
Vajza 20-vjeçare ka dalë nga spitali dhe po rikuperohet në banesë.
40 për qind e rasteve në këtë sindromë janë fëmijë nën moshën 10 vjeçare, ndërsa prindërve u kërkohet të kenë kujdes.