Skip to content

Si të përgatisni gështenja të pjekura në mënyrën më të mirë. Ja disa hile

    Është koha e gështenjave dhe me recetën e teknikat e duhura ju mund t’i shijoni siç duhet së bashku me familjen tuaj.

    Është e rëndësishme që gështenjat të piqen mirë dhe nga ana tjetër mos të jenë shumë të fortë për dhembët tanë. Atëherë si ta arrijmë këtë?

    Ju nevojitet:

    1 kg gështenja
    1 litër ujë

    Udhëzime për përgatitjen:

    Merrni gështenjat dhe i bëni një prerje horizontale me thikë. I lini në një tas me ujë përreth 2 orë.
    Ky proces shërben për t’i hequr më lehtë lëkurën pasi ato të jenë pjekur.
    Pas kësaj i vendosni gështenjat sipër një pecete kuzhine apo qese letre e cila do të ndihmojë për të përthithur ujin.
    Tani në një tavë ku keni vendosur një letër kuzhine, përhapni mirë gështenjat. I lini të piqen përreth 25-30 minuta në temperaturë 180 gradë celsius.

    Sapo të jenë gati vendosini të pushojnë në një shportë ose tas për 15 minuta dhe i mbuloni me një leckë.
    Në fund mund t’i shijoni gështenjat e pjekura, perfekte për këtë kohë!