Gent Zenelaj: Bota kujton se ka vetëm një ‘superman’ por Rilindja ka nxjerrë dy vitin e fundit

473
0

Aktori dhe moderatori i njohur i humorit, aktualisht një nga moderatorët në emisionin ‘Stop’ në tv Klan, Gentian Zenelaj ka komentuar deklaratën e shumë përfolur të kryetarit të Bashkisë Durrës, Vangjush Dakos.

Në një postim në ‘facebook’, Zenelaj i kujton Dakos prejardhjen e ‘superman-it’ nga një planet tjetër dhe se ekziston vetëm një i tillë në planet, siç e referojnë filmat dhe kartonët vizatimor.

Por, aktori me ironi thekson se vetëm PS ka dy të tillë.

Statusi i Zenelajt:

Nëse nuk e dini historinë e Supermenit po e them me dy fjale .Planeti Krypton po shkatërrohej dhe babai i Supermenit e vendosi bebin Supermen në një kapsulë dhe e nisi drejt planetit Tokë..dhe pastaj pak çaste më vonë planeti Krypton u shkatërrua duke shfarosur komplet racën e Supermenit….pra besohet pothuajse nga gjithë bota jonë që Supermen është i vetmi person i tillë në gjithë universin….kështu beson bota…..por ja ka fut kot…Vetëm Partia Socialiste e Shqipërisë ka nxjerrë dy deri tani..dhe kjo vetëm këtë vitin e fundit…