Ngjarja ne Bllok, arrestohet pronari i lokalit. Popesku mësohet se..

420
0

Kur kanë kaluar më shumë se dy javë nga ngjarjae rëndë në Bllok ku humbi jetën një person dhe u plagosën dy të tjerë, policia arreston pronarin e lokalit. Mësohet se gjatë pasdites së djeshme në pranga është vënë Redi Popesku.

Popesku mësohet se është ndaluar me vendim gjykate pasi dyshohet se ka prishur provat duke fshehur armën e Ervis Martinaj dhe ka penguar hetimin në zbardhjen e të vërtetës duke dhënë dëshmi të rreme.

Popesku ishte personi i vetëm që u bë dëshmitar i ngjarjes dhe mund të sillte dëshmi të vlefshme për grupin hetimor për të zbardhur krimin.

Por me sa duket dëshmia e tij më shumë ka ngatërruar policinë. Në lokalin e tij në Bllok më 4 tetor u regjistrua masakra e Bllokut, ku komando Merviol Bilo, i mori jetën Fabiol Gaxhën dhe plagosi Ervis Martinaj dhe Eljo Haton.

Në kërkim për ngjarjen janë shpallur Ervin Mata, Mevjol Bilo dhe Fabio Allushi.

Sherri u tha se ndodhi për këngëtaren e njohur Elvana Gjata, i dashuri i së cilës Ervin Mata mori hak pasi e ngacmuan por më pas në hetime u përfshi edhe pista e konflikteve të mëparshme për çështje droge. /b.l/noa.al/