Kryeministri i Greqisë, Aleksis Tsipras, ka pranuar se Greqia financon prej vitesh përmes “fondit sekret” media dhe gazetarë të huaj për t’i shërbyer interesave politike të Athinës.
Pas skandalit që ka përfshirë Greqinë ditët e fundit, për financime të portaleve dhe gazetarëve në Shqipëri dhe Maqedoni, kreu i qeverisë greke ka dhënë shpjegimet e tij. Vetëm për muajin tetor rezulton se Greqia ka paguar për mediat në Shqipëri shumën e 1 milionë euro, ndërsa e gjithë kjo veprimtari në disa vite ka kushtuar 45 milionë euro. Para këto të financuara në media, gazetarë dhe shoqata jofitimprurëse.
Tsipras ka pranuar ekzistencën e fondeve sekrete në Ministrinë e Jashtme, duke deklaruar se kjo politikë ekziston prej vitesh dhe të gjithë e dinë këtë.
E kam diskutuar këtë debat që kur ishim në opozitë, në vitin 2011, kemi diskutuar për procedurën sa i përket transparencës së përdorimit të fondeve. Kemi krijuar një procedurë transparente për fondet sekrete. Nuk ka keqpërdorim të këtyre fondeve pa një firmë nga urdhëruesi, jo siç ndodhte më përpara që i shpërndanin majtas e djathtas nëpër qese të zeza. Çdo vend që respekton veten e tij e ka për detyre të përdore një politike të jashtme ku të mbështetet, Prandaj fondet sekrete janë një domosdoshmëri veçse ndokush ka kundërshtime. Debati që po behet kohet e fundit po behet në mënyrë të turpshme nga një pjesë e shtypit opozitar synon pikërisht të godasë këtë procedurë transparente.
Aleksis Tsipras, kryeministër i Greqisë
Nikos Kotzias dha dorëheqjen nga posti i ministrit të Jashtëm pas një debati për “fondet sekrete” me ministrin e Mbrojtjes, Panos Kammenos. Reagime për skandalin që ka shpërthyer në Greqi ka pasur edhe në Shqipëri. Kreu i Partisë për Drejtësi dhe Integrim, Shpëtim Idrizi, e cilësoi emergjencë kombëtare dhe kërkoi nga presidenti i Republikës Ilir Meta mbledhjen e Këshillit të Sigurisë. Ndërsa historiania Eleni Kocaqi tha për Report Tv se skandali është edhe më i madh. Sipas saj, përmes këtyre financimeve të paligjshme Greqia ka ndërhyrë në punët e brendshme të Shqipërisë si dhe ka ndikuar opinionin publik.