4 rastet kur nuk duhet të hani hurmat, ja kur duhet të keni kujdes

1210
0

TANI ËSHTË STINA E HURMAVE. PËRMBAJNË VLERA USHQYESE FANTASTIKE. PO KUR NUK DUHET TË HANI HURMA:
Mos konsumoni hurma me stomakun bosh

Kur jemi të uritur stomaku sekreton më shumë acide të tretjes. Hurma ka disa substanca që nëse bashkohen me acidet e stomakut mund të formojnë gurë, ulçer, gjakderdhje dhe probleme të tjera serioze në stomak.

Mos konsumoni shumë hurma në të njëjtën kohë
Hurma përmban shumë karbohidrate. Konsumi i tyre në sasi të lartë shkakton ndikime negative për dhëmbët, nivelin e sheqerit në gjak, por edhe tek oreksi ynë. Përveç kësaj, tanina tek hurma mund të ndikojë në përthithjen e elementeve si kalciumi e magnezi.

Nuk duhet të konsumoni hurma së bashku me fruta deti
Tanina tek hurma mund të bashkohen me proteinë, kalcium, duke formuar një mbetje në stomak. Kjo përbërje stimulon organet e tretjes si stomak, zorrë etj dhe shkakton kapsllëk dhe fenomene të tjera.

Konsumojini hurmat pa lëkurë
Disa prej nesh parapëlqejnë konsumin e hurmës me lëkurë. Por, lëkura e saj ka shumë taninë dhe mund të krijojë probleme në stomak. Prandaj këshillohet heqja e lëkurës. Nga Anila Kalleshi