Juristja dhe avokatja e njohur Eni Çobani është shoqëruar gjatë ditës së sotme në policinë e Gjirokastrës.
Mësohet se gjithçka ka ndodhur pas një seance gjyqësore në gjykatën e qytetit jugor.
Kjo pasi nusja e një klientes së saj e ka denoncuar për kërcënim.
Burime nga policia i thanë Noa.al se Çobani është shoqëruar në komisariat ku dhe po merret aktualisht në pyetje.
Mësohet se rasti për të cilin akuzohet Çobani ka të bëjë me klientin e saj Merushe Makri.
Kjo e fundit në vitin 2016, akuzoi ish-nusen e djalit të saj Rudina Islamaj në rubrikën “Shihemi në gjyq”, se e ka rrahur dhe nxjerrë nga banesa.
Megjithatë në vijim policia thotë se do ketë një deklaratë sa i takon shoqërimit të Eni Çobanit.