Vjen super lajmi nga Gjermania, tashmë shqiptarët të gjithë do të duan të shkojnë të punojnë atje

679
0

Partitë e koalicionit qeverisës gjerman janë pajtuar për një ligj të ri emigrimi të martën për të tërhequr më shumë punëtorë profesionistë nga vende jashtë Bashkimit Evropian, iniciativë kjo që po konsiderohet e rrezikshme për të mbushur një numër rekord të vendeve të lira të punës dhe për të stabilizuar sistemin publik pensional.

Kancelarja e qendrës së djathtë, Angela Merkel, ministri i Brendshëm i ashpër në qëndrime, Horst Seehofer dhe ministri Social Demokrat i Punës, Hubertus Heil, arritën marrëveshjen e kompromisit që heq vështirësitë tregtare për të gjithë qytetarët e vendeve jashtë BE-së me kualifikime për punë dhe shkathtësi të gjuhës gjermane.

Tri partitë e koalicionit u pajtuan për draft-ligjin, të parë nga Reutersi, që kompanitë do të lejohen të rekrutojnë punëtorë të huaj në të gjitha profesionet, pavarësisht një liste zyrtare të sektorëve që kanë mungesë të punëtorëve.

Dokumenti propozon po ashtu që qeveria nuk do të insistojë më që kompanitë t’u japin përparësi qytetarëve gjermanë për mbushjen e pozitave para se të kërkojnë për të huaj jashtë shteteve të BE-së.

Veç kësaj, të diplomuarve të huaj dhe punëtorëve me trajnime profesionale do t’u jepet mundësia të shkojnë në Gjermani për gjashtë muaj për të kërkuar punë nëse përmbushin kualifikimet e caktuara të punës dhe kërkesat për gjuhë gjermane.

Ata po ashtu duhet të dëshmojnë se kanë resurse të mjaftueshme financiare dhe nuk do të varen nga beneficionet e mirëqenies gjatë qëndrimit në Gjermani, janë pajtuar partitë.

Marrëveshja e kompromisit nuk përfshin propozimin e ashtuquajtur ‘Spurwechsel’ (ndryshim kahu) që do t’u mundësonte refugjatëve që jetojnë në Gjermani të heqin dorë nga statusi i tyre i azil-kërkimit nëse gjejnë një punë dhe e mësojnë gjermanishten.

Seehofer, partia e së cilit, CSU-ja, frikësohet se do të humbë votues në zgjedhjet që do të mbahen gjatë këtij muaji, ishte kundër një dispozite të tillë sepse frikësohej se do të nxiste imigrim të shtuar nga azil-kërkuesit pa shkathtësitë e duhura.

“E mbajmë parimin e dallimit mes azilit dhe migrimit për punë”, shkruan në draftin e ligjit.

Por palët thanë se do të definojnë një status rezidencial për refugjatët e mirë-integruar që nuk mund të deportohen dhe janë në gjendje të sigurojnë të hyra për jetesë në mënyrë të pavarur në mënyrë që t’u japin punëdhënësve dhe migrantëve siguri më të madhe kur bëjnë planifikime.