Gruaja që i Kërkoi Burrit t’i Blinte një Krëhër të Ri, dhe Burrit që i Kërkoi Gruas një Orë të Re

632
0

Një herë e një kohë një burrë shumë i varfër jetonte me gruan e tij.

Një ditë, gruaja e tij, e cila i kishte flokët shumë të gjatë, i kërkoi atij që t’i blinte një krehër për flokët e saj që të rriteshin më mirë dhe t’i mbante pastër. Tashmë me gjatësinë që kishin flokët e saj ishte e pamundur t’i mirëmbante pa një krëhër.

Burri u ndje shumë keq nga nevoja dhe kërkesa e gruas por iu përgjigj me gjysëm zëri: Jo.

Ai i shpjegoi asaj se ai nuk kishte para të mjaftueshme për të rregulluar rripin e orës së tij të vjetër, aq më pak të kishte para për të blerë një krëhër për gruan e tij.

Gruaja e dëgjoi me vëmendje dhe nuk insistoi në kërkesën e saj.

Të nesermën kur burri shkoi për të punuar dhe kaloi pranë një dyqani orësh, shiti orën e tij të vjetër me një çmim të ulët dhe shkoi për të blerë një krehër për gruan e tij.

Ai u kthye në shtëpi në mbrëmje me krehër në dorë, gati për të surprizuar gruan e tij të dashur, por ç’të shihte!

Ai mbeti pa fjalë kur pa gruan e tij që i kishte prerë flokët të shkurtër. Ajo kishte shitur flokët e saj të gjatë dhe mbante në dorë një rrip të ri për orën e burrit.

Lotët rridhnin njëkohësisht nga sytë e tyre, jo për kotësinë e veprimeve të tyre, por për reciprocitetin e dashurisë së tyre.

Morali i tregimit: Të duash nuk është asgjë, të të duan është diçka, por të duash dhe të duhesh nga personi që dashuron, kjo është gjithçka!/shkollaesuksesit/