Skip to content

Shpërblimi për lindjet, kërcet festa në lagjen rome në Elbasan

    Festë në lagjen rome në Elbasan.

    Lajmi i dhënë nga kryeministri se do të rriten shpërblimet për këdo që lind fëmijë ka gëzuar pa masë komunitetin rom, i cili tashmë duket se do të ketë një mobilizim të veçantë.

    Një qytetar shkruan për infoelbasani.al se gjatë natës së kaluar në lokalet e lagjes “rrapishtë” ka pasur festë deri në orët e vona të natës.

    Qytetari shkruan:

    Po kaloja në rrugën afër kësaj lagje. Ishte vonë, megjithatë brenda kishte zhurmë dhe këngë. Ishin romët që pinin raki dhe festonin. Më lart sërish një lokal tjetër. Duket që e kanë mbajtur që mbrëmë premtimin. Romët kanë nisur nga puna”
    Mbetet që Kryeministri të mbajë premtimin!