Skip to content

Burri ne emigracion i sillte leke, ajo i harxhonte me te dashurin. Vjehrra kap mat nusen, i nxjerr të gjitha në Facebook

    Një vjehërr e nëpërkëmbur sidomos kur i ke tradhtuar edhe djalin nuk duhet marrë asnjëherë lehtshëm.

    Rasti më i fundit vjen nga një qytet i Shqipërisë së mesme ku vjehrra ka kapur mesazhet e nuses së djalit me dashnorin duke i bërë gjëmën në Facebook.

    Pasi ka konstatuar se nusja harxhonte shumë para nga ato që i sillte djali nga emigracioni, vjehrra e ka ndjekur duke gjetur momentin për të parë celularin e saj.

    Aty zbulon se nusja kishtë një lidhje tjetër dhe një pjesë të mirë të parave, përfshirë edhe ato që bashkëshorti i kishte nisur për karrocën e djalit, ia dërgonte të dashurit të saj, transmeton Albeu.com.

    Mesazhet janë hedhur në Facebook prej vjehrrës dhe tashmë po bëjnë xhiron e internetit, ndërsa çështja ka shkuar edhe në gjykatë për shkurorëzim.

    Me këto fakte, zor se nusja do ta ketë të lehtë!