E rrallë në Shqipëri, 25-vjeçarja sjell në jetë trinjakë, e çfarë peshe se..

615
0

Një lindje e veçantë është regjistruar në spitalin Rajonal të Beratit, në repartin e Gjinekologjisë.

Një nënë 25-vjeçare ka sjellë në jetë 3 fëmijë. Libonika Dodoveci, nga fshati Drizë, njësia Administrative Kozarë, Kuçovë, ka sjell në jetë dy vajza dhe një djalë.

Kjo është lindja e parë e gruas së re. Djali ka lindur me peshë 3 kg, ndërsa vajzat 2.7 kg njëra dhe 2.6 kg tjetra.

Fëmijët gëzojnë shëndet të plotë dhe janë nën kujdesin e mjekëve. Sipas bluzave të bardha lindja e trinjakëve konsiderohet si lindje e rrallë e munguar prej vitesh në këtë spital.