Cili është problemi më i madh i popullit shqiptar?! Vështirë ta përkufizosh për vetë aspektin e gjerë të të gjithë problematikave që na përndjekin si mallkim për vite të tëra.
Mirëpo, historiania Elena Kocaqi mbase e ka një përgjigje. Një përgjigje që pak e a shumë e dimë të gjithë, por artikulimi i saj është brilant në 1 minutë e gjysmë.
Elena Kocaqi shprehet ndër të tjera:
Nëse ka një kusht për humbje territoresh për të hyrën në BE, Shqipëria kurrë mos hyftë në BE. Sa ka humbur territor Shqipëria dhe shqiptarët në Ballkan nuk ka humbur asnjë vend në botë, kështu që në këtë aspket ne nuk duhet të lozim me çështjet e territorit.
Shqipëria ka probleme të tjera, të cilat nëse ne do të kishim ngritur ekonominë dhe do të kishim pasur një dinjitet kombëtar dhe do të kishim një klasë politike jo të korruptuar, (sepse ne, Kosova dhe një pjesë e shqiptarëve të Maqedonisë kemi klasën më të korruptuar në botë), ne sot nuk do të kishm nevojë fare të hynim në BE. Sepse nga ana ekonomike ti me gjithë Kosovën ke dhjetëfishin e burimeve që ka Gjermania për frymë, që do të thotë se ti nuk shtë se nuk ke pasuri por ti nuk ke një administrator politik që këtë pasuri ta menaxhojë për të mirën e popullit tënd.
Por ke një administrator politik që këtë pasuri e ka çuar me koncesion në drejtim të paditur.”