Kushdo që kalon në aksin Burrel-Tiranë është e pamundur që të mos e ketë parë në rrugë këtë fëmijë 10-vjeçar në vendin e quajtur ‘Ura e Karicës’.
Ai është Olgerti i mitur, që mundohet të sigurojë të ardhura për familjen e tij e mbi të gjitha për veten pasi të hënën që vjen duhet të shkojë në shkollë.
Puna është nder, ndërsa ai buzëqeshur e dëshmon këtë.
Olgerti thotë se del në rrugë çdo ditë në orën 8 të mëngjesit e kthehet në shtëpi në orën 19:00, duke sfiduar motin e nxehtë por edhe vetminë që duhet ta shoqërojë gjatë gjithë ditës, për të mos folur për lodhjen që e sfilit shtatin e tij të parritur ende.
I veshur me këpucë të grisura dhe me një pamje të pafajshme, Oligerti shpreson që dikush të ndalet dhe të blejë një misër që do t’i sillte pak para në xhepin e tij
‘Duhet me shit misra me bë lekë, se duhet me ble rrobat e dimrit. Mami dhe babi janë pa punë dal nga ora 7 e mëngjesit deri në 7 të darkës’, shprehet ai.
Shembulli i Olgertit është një motivim për ata që në moshë madhore që duhet të luftojnë për një punë, por do të ishim më të qetë si shoqëri nëse ai do të bënte jetën e një fëmije dhe jeta e tij të ishte vetëm jeta e një personazhi librash.
Kjo është fëmijëria e shumë fëmijëve të familjeve të varfra shqiptare. /FaxWeb