Lajm shokues për meshkujt! Ja çfarë ndodh me spermën e tyre

644
0

Numri i spermatozoideve te meshkujt e Amerikës Veriore, Evropës, Australisë dhe Zelandës së re është zvogëluar deri në 60% mes viteve 1973 dhe 2011, sipas një studimi të ri.

Në mënyrë befasuese, shkencëtarët nuk kanë gjetur ndonjë zvogëlim të numrit të spermatozoideve te meshkujt që vijnë nga Azia, Afrika apo Amerika Jugore.

Ndonëse ka ekzistuar edhe më parë debati se a është zvogëluar numri i spermatozoideve përgjatë viteve apo jo, tani shumica e ekspertëve pajtohen me të dhënat që sugjerojnë se është zvogëluar, pasi që tani të dhënat janë të kualitetit të lartë dhe konstatimet janë të besueshme.

Këto të dhëna sugjerojnë se meshkujt do të kenë pak ose fare hiç kapacitet riprodhues pas vitit 2060.

Por, çfarë mund të bëhet?

Epo, përgjigja e thjeshtë është se duhet të kryhen më shumë hulumtime për të parë nëse ky reduktim në numrin e spermatozoideve është duke ndodhur.

Megjithatë, ekspertët shëndetësorë rekomandojnë të mos ekspozoheni në kimikale toksike, të mos pini cigare, të bëni një stil të shëndetshëm të jetesës, etj.