“Dikush po pret në shtëpi”, çmenduria e 34-vjeçarit nga Tirana

746
0

Policia Rrugore e Tiranës ka vijuar kontrollet gjatë fundjavës, kryesisht në orët e natës. Policia është stacionuar në rrugën interurbane Tiranë- Durrës ku janë konstatuar disa raste me shpejtësi tej normave, deri edhe në 193 km në orë.

“34-vjeçari nga Tirana me 193 Km/orë . E pa pranueshme kjo shpejtësi skëterre. Për 240 minuta kontroll me radar u konstatuan 21 raste të shpejtësisë tej normave të lejuara që varionin nga 151 km/h deri në 193 km/h.

21 drejtues mjetesh u dërguan në OASH, por shkuan shëndoshë pranë familje por pa patentë. Por këta drejtues mjetesh me mbi dy herë më shumë shpejtësi se sa lejon tabela rrezikonin të shkonte patenta pa ata në familje.

Radari dhe polici rrugor në këto raste ”, bën të ditur policia rrugore. Policia iu bën thirrje shoferëve që të respektojnë rregullat e qarkullimit dhe të qarkullojnë me shpejtësi brenda normave për të jetuar më gjatë.

“Drejtues mjetesh: Stop shpejtësisë fluturuese para se aksidenti të ndalojë ju. Gjithmonë kujto; qarkullojmë më ngadalë për të jetuar më gjatë.

Drejto automjetin duke respektuar rregullat e qarkullimit rrugorë; dikush po pret në shtëpi. Bindjuni policisë rrugore; ndiqni rregullat e trafikut për të shmangur aksidentet.
Jeta është e shtrenjtë, mbrojeni atë”, apelon policia.