Braktiset nga nëna menjëherë pas lindjes, testi i ADN-së zbulon diçka të mahnitshme

181853
0

Janet Barnicoat e ka ditur gjithmonë se ishte një vajzë e adoptuar. Në vitin 1981, nëna e saj biologjike e kishte lënë atë në një çantë kartoni pranë një koshi mbeturinash. Kordoni i saj kërthizor ishte akoma i pakëputur dhe nuk kishte asnjë shënim apo mënyrë për të ditur se nga kishte ardhur “pakoja”. Kur u rrit, ajo zbuloi diçka SHOKUESE përmes testit të ADN-së.

Duke u rritur, ajo u rrethua me dashuri nga prindërit e saj të cilët e kishin adoptuar. Por pavarësisht kësaj ajo gjithmonë kërkonte të dinte origjinën e saj. Por në kërkimin e saj për të vërtetën, ajo gjeti shumë më tepër se sa kush ishin prindërit e saj.

Ndihej e braktisur
Pasi mori vesh që nëna e saj biologjike e kishte braktisur, pa patur asnjë faj, ajo nuk mund të fshinte ndjenjat e saj të trishtimit dhe të zemërimit. Janet Barnicoat është shprehur për ABC Neës.” Si e lini fëmijën tuaj me karton në një rrugicë? Ndihem sikur ajo më hodhi larg, si mbeturinë. Më vuri pranë një koshi mbeturinash. Kjo të vret nga brenda. ”
Tani, si një nënë e pesë fëmijëve, Barnicoat nuk mund ta kuptojë se si një nënë mund ta braktiste fëmijën e saj në atë mënyrë.

Kërkonte të dinte rrënjët e saj
Duke kërkuar rrënjët e saj biologjike, Barnicoat kërkoi gruan që kishte thirrur policinë kur ajo gjeti një fëmijë pranë koshit të mbeturinave. Barnikoat ishte e sigurt se kjo grua do të kishte njëfarë informacioni për të kaluarën e saj. Kur Barnicot u takua personalisht me Joanne Housser, Barnicoat i shpërthyen lot dashurie dhe mirënjohje për  “engjëllin e saj mbrojtës”, por Housser nuk i tregoi asaj asgjë të rëndësishme për nënën e saj biologjike.
E vendosur për të gjetur përgjigje, Barnicoat dërgoi një mostër të pështymës së saj në Ancestry për të kërkuar për përshtatshmëritë e mundshme të ADN-së. Shumë shpejt, ajo mori disa informacione të reja rreth pemës së saj familjare.

Takimi special
“Isha duke kontrolluar email-in tim, dhe në të thuhej se kisha një përputhje të mundshme të ADN-së”, kujton Barnicoat. “Kjo e çoi te vëllai i saj, Dean Hundorf, i cili gjithashtu ishte braktisur në një karton në të njëjtin qytet. Të dy vëlla e motër ishin të tronditur sesi nëna e tyre biologjike i kishte braktisur në të njëjtën mënyrë. “Ishte sikur ne kishim njohur njëri-tjetrin prej sapo kishim lindur”, tha Hundorf për ribashkimin e tyre emocional. Duke festuar familjen e tyre të sapokrijuar, ata nuk ishin në dijeni se jeta i kishte rezervuar edhe një surprizë tjetër.

Forca e gjeneve
Të dy vëlla e motër vazhduan për të kërkuar nënën e tyre – duke pyetur veten për arsyen  e braktisjes. A ishte shumë e re? A kishte frikë? A nuk mund t’i ushqente apo t’i rriste ato? Ndërkohë që këto pyetje ishin ende pa përgjigje, Hundorf dhe Barnicoat zbuluan se kishin një motër tjetër.

Julie Hutchison ishte braktisur në të njëjtën mënyrë. Ashtu si vëllai dhe motra, Julie u gjet brenda orëve të para të lindjes, të mbështjellë me një peshqir, me kordonin e saj të kërthizës të bashkëngjitur. Kur u takuan të tre vëllai dhe motrat, ata ishin të kënaqur që gjetën njëri tjetrin pas viteve që nuk dinin asgjë për familjen e tyre biologjike.
Por kishte mbetur ende një enigmë – kush ishte nëna e tyre?

Gjetja e nënës së tyre në një vend të papritur.
Të zbulonin se cila ishte nëna e tyre, ishte shumë tronditëse, sidomos për Barnicoat. Gruaja të cilën ajo e quajti “engjëllin e saj mbrojtës”, ishte nëna e tyre biologjike.

Ajo, Hausser, i kishte braktisur tre fëmijët e saj direkt pas lindjes. Pavarësisht nga shumë vite zemërimi që të tre ndjenin për nënën e tyre biologjike, ata vendosën ta falnin dhe të përqëndroheshin në forcimin e familjes së tyre.
Sot, ata të tre vëllai dhe motrat kanë një histori të mahnitshme për të treguar. Tani historia e tyre befasuese ka një fund të lumtur – ata tani kanë mundësi të njihen me familjen e tyre biologjike dhe të kompensojnë kohën e humbur.

Source www.familas. com.