Një nënë e mençur e cila kishte tre djem dhe i kishte rritur me mundime të shumta pasi burri i saj kishte ndërruar jetë prej kohësh fillon tregimin e saj:
Unë i kam tre djem dhe të gjithë (falenderoj Zotin) janë martuar… erdhi koha që të ndahen dhe secili të shkojë në shtëpinë e tij…
Ende nuk dija se me cilin djalë të shkoja e ta kaloja pjesën e mbetur të jetës time dhe të shijoja pak rehati dhe lumturi në atë shtëpi në të cilën do të jetoja… Më erdhi një ide dhe vendosa që natën e parë ta kaloj te djali im i madh, në mëngjes kur u zgjova kërkova prej nuses së tij të më sjellë pak ujë që të marr abdes, pasi mora abdes dhe i fala dy reqate namaz, ujin e mbetur në enë e hodha mbi shtratin në të cilin fjeta….
Kur erdhi ta rregullojë dhomën time, i thashë nuses: oj bija ime kështu është halli i pleqve, e kisha lag shtratin natën pa e vënë re… Ende pa i përfunduar fjalët e mia, filloi të më bërtasë e reja ime dhe të më quajë me fjalët më të rënda, derisa sa më tha: oj pshurravicë, tani vet kape e laje dhe thaje këtë shtrat se na e qelbe krejt shtëpinë e re, nëse edhe njëherë ndodh dije se çka ka me të gjetë…
E mbajta hidhërimin në gjoksin tim, por lotët nuk munda t’i mbaj, e mora e pastrova shtratin, kur takova djalin tim të madh, edhe ai më shikonte me zemërim dhe e kishte vrenjtur fytyrën …
Natën e dytë, shkova të fle tek djali im i dytë, dhe veprova të njëjtën gjë, u hidhërua edhe reja e dytë, më ofendoi rëndë dhe e ftoi djalin tim i cili më ofendoi më shumë se sa gruaja e tij, duke më thënë: nuk dua të jetoj më me këtë pisllëk me të cilin kam jetu prej shumë vitesh.. Dola prej tyre, e përbuzur dhe e nënçmuar dhe u drejtova te shtëpia e djalit tim të vogël, kur u zgjova në mëngjes i kërkova ujë si zakonisht nuses dhe veprova të njëjtën gjë me ujin e mbetur, kur erdhi ajo, i tregova për urinën time…
Mu drejtua me fjalët: mos u merakos oj nënë … se kështu është gjendja e të moshuarve….sa herë e kemi bërë nevojën në rrobat e juaja kur kemi qenë të vegjël…t’i je zonjë në shtëpinë tonë, mos u ngushto për asgjë…
Pastaj e pastroi shtratin e parfumoi, mi mori edhe pizhamet e mia të cilat i pastroi… Shkova te oda vjetër dhe i nxora gjithë lirat e mia që i kisha kujtim nga bashkëshorti dhe nëna ime, i ftova tre djemtë me nuset e tyre dhe fillova t’ua tregoj ngjarjen, e u thash: Ai uji mbi shtrat nuk ka qen urinë, por unë e kam hedh ujin e abdesit me qëllim që t’ju fytyrën tuaj të vërtetë..
U drejtua nga reja e saj e vogël dhe tha: Kjo është vajza ime me të cilën dua t’I kaloj këto ditë të jetës time, se ju më bëtë të qaj si fëmijë, kurse kjo më ledhatoi dhe më gëzoi si fëmijë… Andaj këto lira i takojnë vetëm kësaj si dhuratë për sjelljen e saj…
Dy djemtë e mëdhenj së bashku me nuset e tyre mbetën të shtangur dhe u penduan thellësisht për veprimin e tyre… Pastaj iu drejtova djemve të mi me këto fjalë: këtë do t’ua kthejnë fëmijët tuaj kur të plakeni o bijtë e mi andaj përgatituni për pendim në këtë ditë ashtu siç u bëra pishman unë për mundin tim ndaj jush përveç vëllait tuaj të vogël… ai do të jetojë i nderuar dhe ka për të takuar Zotin e tij i gëzuar…. e juve nga kjo ju privuan gratë e juaja pasi nuk ia mësuat vlerën e nënës tuaj.