Doni të studioni falas në SHBA? Ambasada bën njoftimin e rëndësishëm

511
0

Për të gjithë ata nxënës të klasave të 10-ta ose të 11-ta, që duan të ndjekin studimet në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, vjen një lajm i mirë. Përmes një postimi, Ambasada njofton se ka Programi YES, i financuar nga Departamenti Amerikan i Shtetit, u ofron nxënësve të shkollave të mesme në Shqipëri mundësinë për të jetuar me një familje amerikane dhe për të studiuar aty, pa pagesë.

“Jeni në klasën e 10-të ose të 11-të në shkollë të mesme? Keni rezultate të mira në shkollë? Jeni lindur nga 1 janari 2002 deri më 15 korrik 2004? Programi YES, financuar nga Departamenti Amerikan i Shtetit, u ofron nxënësve të shkollave të mesme në Shqipëri mundësinë për të jetuar me një familje amerikane dhe për të studiuar në një shkollë të mesme në Shtetet e Bashkuara për një vit – pa pagesë!”, shkruan Ambasada Amerikane.