Shenjat e plakjes, Berishën nuk e mbajnë këmbët, humb ekuilibrin. Ç’ndodhi sot në Elbasan (Video)

558
0

Ish-kryeministri Sali Berisha ishte në takimin e opozitës së bashkuar sot në Elbasan. Pas prezantimit të platformës me 4 pika të kryetarit të PD-së, Lulzim Basha që kushtëzon hyrjen e PD-së në Kuvend, Berisha ka dalë nga ambientet ku u zhvillua takimi dhe s’ka preferuar të japë koment për mediat.

“Sot s’kam deklaratë pasi më duhet të shkoj”,-është shprehur Berisha dhe është larguar.
Në momentin kur Berisha ka tentuar të hyjë në makinë, vihet re se pëson një humbje ekuilibri. Në pamjet e siguruara nga Report Tv mund të shikohet qartë sesi truprojet e ish-kryeministrit i shkojnë në ndihmë. Siç duket shenjat e plakjes kanë filluar për Berishën, pas kaq vitesh karrierë politike.