Skip to content

“30 arsye pse jetoj ende në Shqipëri”

    Nga Eva Kushova

    Se këtu kam prindërit, motrat, vellain, të afërmit e mi

    Se flas kudo gjuhën time

    Se kurrë nuk ndihem e vetmuar

    Se kemi det, mal, natyrë të mrekullueshme dhe shumë ditë me diell

    Se kemi histori të lashtë të admirueshme

    Se kafenetë e lagjes i njoh me pëllëmbë, u di dhe çmimet dhe e pi kafen ku të dua

    Se mund të vizitoj kurdo gjithë vendet, qytetet ku kam kujtime

    Se mund të takoj miq të fëmijërisë e mësuesit e dikurshëm

    Se njoh qindra variante e vende për të blerë dicka, lirë dhe mirë

    Se njoh shumë njerëz te cilëve mund t’u drejtohem kur kam një hall

    Se di gjithë numrat e urgjencës, ambulancës dhe në çast mund të telefonoj për ndihmë

    Se shkoj në dasma, ditëlindje e evente, ku festojmë alla shqiptarce

    Se çdo muaj kemi nga një ditëlindje në familjen e madhe dhe kjo është e mrekullueshme

    Se nuk më duhet të bëj punëra të rëndomta, pasi shkolla e lartë më ka vlejtur.

    Se s’kam ngelur asnjëherë pa punë, edhe pse të gjithë ankohen se s’ka punë.

    Se edhe kur më kanë hequr pa të drejtë, kam gjetur dicka tjetër me më vlerë për të luftuar

    Se asnjëherë s’jam përzier në afera të pista dhe i kam bërë prindërit krenarë.

    Se nuk kam turp të kërkoj të drejtën, dhe s’guxon të ma hedhë kush

    Se nuk e vras mendjen se ku do lë fëmijën, se gjyshërit të ndihmojnë me dëshirë

    Se kopshti dhe shkolla janë falas, të paktën deri në universitet

    Se kam përjetuar dy sisteme dhe shumë histori i kam me të jetuar, jo me të treguar

    Se politikanët dhe bota VIP janë pjesë e humorit të kësaj shoqërie

    Se këtu bota rrotullohet shumë shpejt, sheh si shfryhen ata që fryheshin dikur nga nje post pune

    Se mosmirënjohësit dikur, shpesh kthehen dhe të luten

    Se kam Kishën ku shkoj dhe atje i njoh të gjithë

    Se ketu ka vendosur Zoti që unë të jetoj

    Sepse nuk më ka dalë kurrë llotaria amerikane (edhe pse kam aplikuar)

    Se nuk m’i ka hapur askush dyert për të ikur jashtë

    Se të huajt po e preferojnë gjithnjë e më shumë vendin tone

    Se nuk do doja ta gëzonin të huajt këtë vend, por fëmijët tanë.

    Ps/ Ka dhe shumë arsye të tjera, por po e lë me kaq.

    Sekreti është të gjesh lumturinë aty ku fati ka vendosur që të jetojmë.

    Ndaj, mos u qani por jetoni të sotshmen aty ku ndodheni.

    Dhe luftoni çdo ditë për të bërë diçka për këtë vend dhe për t’ua lënë brezave në vazhdim.