Skip to content

Deputeti sëmuret në seancë, dërgohet me urgjencë në spital

    Një deputet i Kosovës është dërguar në spital sapo ka arritur në Kuvend ku po zhvillohet seanca e jashtëzakonshme.

    Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli, ka njoftuar të gjithë të pranishmin në sallën e Kuvendit të Kosovës, se njëri prej deputetëve është dërguar për në spital, por nuk e ka thënë emrin.

    “Një deputet është sëmurë, nuk dua ta bëj emrin publik, mirëpo ai është shoqëruar për në spital”, ka thënë kreu i Kuvendit, raporton Express.

    Seanca e jashtëzakonshme për Ekipin Negociator është thirrur nga Qeveria e Kosovës. Opozita e ka bojkotuar këtë seancë, ndërsa deputetja e vetme që po qëndron në sallë është Teuta Rugova e LDK-së.

    Kjo seancë e qeverisë është thirrur një orë më herët se seanca e opozitës, ku pritet të miratohet një rezolutë që i ndalon Thaçit të diskutojë për territorin në dialogun e Brukselit.