Ngjarja e rëndë e ndodhur në Dibrën e Madhe, ku vajza i mori jeten dy prindërvedhe motrën e saj të vogël ka tronditur jo pak opinionin publik. Autorja Blerat Pocesta ka rrëfyer para hetuesve se krimin e kishte kryer për të përfitua siguracionin e jetës së babai kishte bërë.
Mendohet se siguracioni i tij i jetës vlente 1.5-1.8 milion euro, të cilat vajzat synonte që t’i përvetësonte. Sipas mediave italiane, vajza 28-vjeçare e familjes Pocesta nga Dibra e Madhe ka treguar gjithçka nga krimi makabër i kryer një javë më parë.
Ajo ka rrëfyer edhe se është ndihmuar nga 31-vjeçari Fredi Gashi dhe daja i këtij të fundit për të lëvizur edhe siguruar armën e krimit në Maqedoni, të cilën më pas e kishte mbledhur me një shall dhe hedhur në një kosh mbeturinash. Familja Pocesta kishte tre vajza, Blertën, Mukadesin dhe 14 vjeçaren Anila.
Kur ata u nisën për pushime dhe për të marrë pjesë një dasmën e një të afërmi Blerta thotë se kishte punë. Më pas ajo Blerta merr një avion dhe niset fillimisht në Vjenë dhe pas sërish me avion niset për në Shkup.
Në këtë moment ka kontaktuar me 31 vjeçarin Fredi Gashi, i cili ka siguruar makinën që ajo të udhëtojë në Maqedoni. Blerta vendoset në një hotel në Strugë, ndërkohë që sipas policisë, Fredi Gashi i siguron edhe një pistoletë përmes të afërmit të tij, kundrejt shumës 400 euro.
Më pas, Gashi e shoqëron Blertën për tek shtëpia e saj, ndërsa mëngjesin e krimit e merr dhe shoqëron sërish për në aeroport, ku ajo niset sërish për në Itali. Policia konfirmon se familjarët kishin vdekur kur ajo kishte dalë nga shtëpia duke e marrë kështu si të dyshuar kryesore për krimin makabër.