Tronditëse, zbulohet autori i ngjarës së rëndë në Dibër, askush nuk e priste që vajza e madhe…

558
0

Ngjarja tronditëse e ndodhur pak ditë më parë në Dibër, ku një çift u ekzekutua bashkë me vajzën e tyre 14 vjeçe, duket se është një krim brenda familjes. Në bazë të hetimeve mësohet se ka qenë vajza e madhe e çiftit autore e krimit, ndërsa vetë ajo ka akuzuar bashkëshortin.

Familja e ekzekutuar në Dibër të Madhe pak javë më parë teksa kishin ardhur me pushime, ka pasur edhe një vajzë tjetër e cila jetonte në Itali. Viktimat janë Amid Pocesta 50 vjeç, bashkëshortja e tij Nazmije Pocesta 49 vjeçare dhe vajza e tyre Anila Pocesta 13 vjeçare.

Vajza me inicialet B.P fillimisht ka kryer vrasjet makabre në pragun e shtëpisë dhe më pas ka udhëtuar drejt Italisë. Ajo është kthyer sërish pasi “ka marrë lajmin” për vrasjen e familjes së saj. Sipas burimeve jozyrtare për Zhurnal, ajo është ndihmuar në kryerjen e krimit edhe nga dy persona të tjerë, njëri nga qyteti i Gostivarit dhe tjetri nga Dibra, të cilët ndodhen në paraburgim së bashku me vajzën.