Historia që po thyen rrjetin: Ndërroi spermën e burrit me të dashnorit

532
0

Një burrë rus ka paditur një klinikë të fertilizimit in-vitro pasi gruaja e tij e pranoi që kishte ndërruar spermën e tij me atë të dashnorit të saj gjatë trajtimit.

Maxim Anokhin zbuloi se djali i tij njëvjeçar nuk ishte djali i tij biologjik, kur marrëdhënia mes tij dhe bashkëshortes u bë e hidhur dhe gruaja e tij e pranoi që e kishte ndërruar spermën.

Yana Anokhina, 38 vjeç, u raportua se i kishte thënë klinikës se ajo donte që burri që ajo dashuronte të ishte babai, por la burrin e saj të paguajë për shpenzimet dhe ia mbajti sekret këtë gjë për vitin e parë të lindjes.

Z.Anokhin e paditi klinikën në Moskë, e cila e lejoi shkëmbimin. Ai u dëmshpërmblye me 5 mijë Euro për dëmin moral dhe financiar.

“I besova gruas time. I besova 100 përqind,” tha ai.

Znj. Anokhina është aktualisht në një marrëdhënie me babain biologjik të fëmijës.